LAJMI I FUNDIT:

Rrëfen kushëriri i shqiptarit të mbytur nga tërmeti në Itali

Rrëfen kushëriri i shqiptarit të mbytur nga tërmeti në Itali

Tragjedia që tronditi mëngjesin e sotëm familjen shqiptare Toro, banuese në fshatin Amatrice në zonën e Umbrias afër lokalitetit të Perugias në Itali, ka prekur edhe të afërmit e familjes.

Xhoni Toro, kushëriri i tij i dytë, banues në Milano, në një bisedë ekskluzive me Opinion.al ka rrëfyer momente nga jeta e Erjonit në Itali dhe punën e rëndë që ai bënte për të mbajtur familjen prej pesë anëtarësh.


“Erjoni iku si të gjithë shqiptarët në Itali. Ai jetonte në fshatin Kurjan të Roskovecit. Mesa mbaj mend në vitin 2001, kur ishte 18 vjeç, ishte daja e tij që e tërhoqi, pasi gjendja e tyre ekonomike në fshatin ku banonte nuk ishte e mirë”, tha Toro.

Më tej kushëriri i tij thotë se që në fillimet e tij në Itali, Erjoni ishte vendosur në fshatin Amatrice, aty ku edhe u shua në gjumë, në gërmadhat e shtëpisë ku banonte.

Një shqiptar mes viktimave të tërmetit në Itali, zbulohet identiteti i tij
Lexo po ashtu Një shqiptar mes viktimave të tërmetit në Itali, zbulohet identiteti i tij

“Erjoni ka punuar gjithë kohës në ndërtim. Ashtu si çdo shqiptar, me halle shumë në emigrim. Flisnim pothuaj çdo ditë, po nga ta dinim se fati do të ishte aq i padrejtë me të. Gruaja e tij nuk punonte pasi duhet të mbante fëmijët e vegjël, kështu që i vetmi krah pune ishte Erjoni”, tha ai.

Më tej kushëriri i të ndjerit thotë se Erjoni ishte kthyer për tu martuar në Shqipëri. Aty ku më pas kishte bërë edhe bashkimin familjar, ku nga martesa kishte sjellë në jetë edhe tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

“Ajo që mund të them aktualisht nga informacionet që kam është se bashkëshortja ka fraktura të shumta në trup, ndërsa vajzat janë disi më mirë”, ka informuar kushëriri, mbi gjendjen e pjesës tjetër të familjes së të ndjerit. Ndërkohë që në bisedë telefonike të mëhershme me Opinion.al, kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, na ka informuar se një mrekulli kishte shpëtuar djalin e familjes i cili e kishte kaluar natën te të afërmit e tij /Opinion.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori