LAJMI I FUNDIT:

Rrecaj beson se të akuzuarit nga Specialja do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë (Video)

Rrecaj beson se të akuzuarit nga Specialja do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë (Video)

Avokati Tahir Rrecaj konsideron se Kosova nuk ka nevojë për ndihmën e EULEX-it për arrestimin e personave, të cilët eventualisht do të kërkoheshin nga Gjykata Speciale e Hagës.

Rrecaj, duke folur në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova ka kapacitete të arrestojë personat e akuzuar nga Specialja, të çfarëdo profili qofshin ata.


“Ne kemi një përvojë jashtëzakonisht të mirë të gjykimit të rasteve për krime lufte. Kemi rastin e zotit Haradinaj qe vet është lajmëruar. Kemi edhe rastin e Fatmir Limajt. Pastaj kemi rastin e Sylejman Selimit, Sami Lushtakut e të tjerëve. Të  gjithë kanë bashkëpunuar në mënyrë vullnetare me organet e drejtësisë dhe asnjë seancë nuk është shtyrë për shkak të mungesës së tyre”, tha ai.

Rrecaj tha se bashkëpunimi i tyre me organet e drejtësisë  ka qenë një shembull dhe që na bën optimist edhe për të ardhmen.

“Unë besoj se të gjithë ata persona, të çfarëdo profili qofshin, e që do të jenë subjekt i akuzave për krime të luftës në Hagë, do të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe me Gjykatën Speciale.  Kështu janë deklaruar edhe të gjithë liderët institucionalë”, tha Rrecaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori