Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje pej 20 ditësh një personi në Kaçanik, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje.
Sipas gjykatës, i pandehuri F.L në shtëpinë e tij në Kaçanik, pas një fjalosje që kishte me anëtarët e familjes së tij për të shkuar për të punuar jashtë vendit, ka përdorur forcën dhe ka filluar të bëjë demolimin e orendive në shtëpi. Në këtë mënyrë ai ka keqtrajtuar psikologjikisht bashkëshorten e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.L., më 8 shkurt 2023 në Kaçanik, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri pas një fjalosje që kishte me anëtarët e familjes së tij për të shkuar për të punuar jashtë vendit, në atë mënyrë që i njëjti me përdorim të forcës kishte filluar të bëjë demolimin e orendive në shtëpi si dhe duke ju sjellë keqtrajtim psikologjik të vazhdueshëm ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij – A.L. dhe anëtarëve të tjerë të familjes, duke ju bërtitur me ton të lartë me ç` rast si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek e dëmtuara dhe anëtarët tjerë i`u ka shkaktuar shqetësim emocional, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre”, thuhet në komunikatën për media.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251