LAJMI I FUNDIT:

Rrahu bashkëshorten e më pas demoloi shtëpinë, arrestohet 37-vjeçari në Kaçanik

Rrahu bashkëshorten e më pas demoloi shtëpinë, arrestohet 37-vjeçari në Kaçanik
Foto: Ilustrime

Një person është arrestuar mëngjesin e së mërkurës në Kaçanik, si i dyshuar për dhunë në familje.

Policia njofton se i dyshuari është F.L 37-vjeçar.


Sipas njoftimit, i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka dëmtuar e demoluar orenditë e shtëpisë.

“Sot, në ora 10:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Nevzat Qallaku’ në Kaçanik  ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.L (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë”, thuhet në komunikatën për media.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”. /Telegrafi/