Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, për herë të parë është ftuar nga Kosova për ndeshjet zyrtare.

Rrahmani është krye top-shënues në Superligën e Kosovës dhe i vetmi në kampionatin tonë i ftuar nga Alain Giresse.


Ai ka folur për ftesën, ndeshjen me Izraelin edhe objektivat e Kosovës në këto eliminatore.

“Është një ndjenjë e veçantë të jesh pjesë e Kombëtares së Kosovës. Unë këtu jam lindur dhe rritur si futbollist. Shpresoj ta ndihmojë ekipin në objektivat e tij dhe të kualifikohemi në Euro 2024”.

Screenshot 18 5

“Izraeli? Besoj në rezultat pozitiv, pasi kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe të gjithë janë në ecuri të mirë në klubet e tyre. Shpresoj ta dëshmojnë këtë edhe në ekipin kombëtar dhe pse jo të arkëtojmë tri pikë atje”.

“Përfaqësues i Superligës në kombëtare? Patjetër është një privilegj. Zgjedhja e trajnerit Alain Giresse më ka dhënë motiv jashtëzakonisht shumë që të vazhdojë me gola në Superligë. Por, fillimisht shpresoj të nxjerrim rezultate pozitive me kombëtaren e pastaj të vazhdojë me përmbushjen e objektivave me klubin”, ka thënë Rrahmani. /Telegrafi/

telegrafi sport app