LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në një qendër votimi në Novi Pazar

Rrahje në një qendër votimi në Novi Pazar

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor në Serbi, Vlladimir Dimitrijeviq, ka bërë të ditur se sot në ora 7 të mëngjesit janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Serbi, përveç njërës në Novi Pazar, ku ka ndodhur një rrahje mes punonjësve të kësaj qendre të votimit.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kjo qendër menjëherë do të hapet. Pothuajse është e pamundur që nga 8.267 qendra të votimit, të kemi problem në vetëm një. Është një festë për demokracinë, pasi po mbahen zgjedhjet për presidentin e Republikës, Parlamentit dhe zgjedhjet lokale në qytetet si Beogradi, Bori dhe 12 të tjera”, shtoi Dimitrijeviq.


Ai ka ritheksuar se të drejtë vote kanë 6.502.307 qytetarë, kurse serbët nga Kosova do të votojnë në komunat e Bujanovcit, Kurshumlisë, Rashkës dhe Tutinit.

Votuesit nga diaspora do të mund të votojnë në 77 qendra votimit në 34 vende të ndryshme të botës. Ndryshe në zgjedhjet e mbajtura sot në Serbi, deri në ora 9 kanë dalë 5.1 për qind e votuesve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori