LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Mitrovicë, lëndohet serbi, arrestohet shqiptari

Rrahje në Mitrovicë, lëndohet serbi, arrestohet shqiptari

Një serb i Kosovës identiteti i të cilit nuk është kumtuar, është lënduar sonte në Mitrovicën veriore gjatë rrahjes me një shqiptar, njofton agjencia serbe tanjug.

Incidenti sipas shefit rajonal të operativës policore, Zhelko Bojiq, ka ndodhur pak pas orës 18:00, transmeton Koha.net.


“Shqiptari, i cili e ka sulmuar serbin, është dërguar në stacionin policor në veri të Mitrovicës e më pas, pas marrjes së deklaratave të të konfliktuarve, do të dihet motivi i zënkës”, ka thënë Bojiq.