LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në mes të protestuesve dhe Policisë në Mramor (Foto/Video)

Rrahje në mes të protestuesve dhe Policisë në Mramor (Foto/Video)

Ka eskaluar protesta e banorëve të fshatit Mramor të Prishtinës, kundër Ministrisë së Infrastrukturës, ku është përdorur dhuna mes protestuesve dhe pjesëtarëve të policisë.

Disa qytetarë, që kanë mbetur në kolonë për shkak të punimeve, dhe protestues janë përleshur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.


Ka edhe disa arrestime, njofton Kosovapress.

Banorët e fshatit Mramor të Prishtinës po protestojnë sot, duke bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, siç thonë ata për shkak të pa përgjegjësisë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit.

Ndërkohë, banorët thonë se gjatë punimeve janë lënë edhe gropa të mëdha. Kurse, dheun të cilin e kanë larguar nga aty, e kanë vendosur ndër telat e tensionit të lartë, duke rrezikuar fëmijët e tyre.

Rruga ka qenë planifikuar të përfundojë për 169 ditë punë. /Telegrafi/