LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes katër personave në Vushtrri, goditën njëri – tjetrin me thikë

Rrahje mes katër personave në Vushtrri, goditën njëri – tjetrin me thikë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Vushtrri, pasi që njëjtit janë rrahur mes vete.

Siç njofton Policia, gjatë përleshjes të dyshuarit kanë goditur njëri tjetrin me thika, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje në mes vete kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre me një mjet të mprehtë  ka goditur njërin nga të dyshuarit, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar mjetin i cili dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në njoftim.


Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori