LAJMI I FUNDIT:

Rrahet gazetari serb që po heton vrasjen e Ivanoviqit (Foto)

Rrahet gazetari serb që po heton vrasjen e Ivanoviqit (Foto)

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq, i cili po heton vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës, është rrahur brutalisht në qytetin e tij, Bela Crkva të Serbisë.

Në njërin nga postimit e tij në Facebook, ka thënë se gjendet i sigurt jashtë Serbisë, pa e bërë të ditur se si ka ikur, gjersa ka publikuar fotot me plagët  e marra.


Ai i ka thënë agjencisë Beta se ishte ulur në një kafiteri me miqtë e tij në Bela Crkva, kur një person i panjohur i është afruar dhe e ka qëlluar me një mjet të metaltë në kokë, përcjell Telegrafi.

Cvetkoviq ja deklaruar se pastaj ka provuar të ikë nga veni i ngjarjes, por sulmuesi ka provuar ta shkelë me automjet.

Prokuroria e Bela Crkves ka thënë se policia po e heton rastin bashkë me prokurorin kujdestar dhe janë duke mbledhur dëshmitë lidhur me ngjarjen.

Cvetkoviq ka thënë ndër të tjera se “e madhe është forca me të cilën po përballem, por se e shenjte është shenjtëria me të cilën mbrohem. Mua mund të më vrisni, por jo edhe të vërtetën”.

Zhduket gazetari serb që  hulumtonte vrasjen e Ivanoviq
Lexo po ashtu Zhduket gazetari serb që  hulumtonte vrasjen e Ivanoviq

Cvetkoviqi ka dhënë edhe një deklaratë në institucionet hetimore të Republikës së Kosovës për vrasjen e Ivanoviqit.

Gazetarë të tjerë që po e hetojnë vrasjen e Ivanoviqit, kanë akuzuar direkt pushtetin në Serbi si përgjegjës për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, poashtu edhe për trysnitë dhe kërcënimet që po ia bën pushteti atyre.

Gjendet i gjallë gazetari serb, Stefan Cvetkoviq
Lexo po ashtu Gjendet i gjallë gazetari serb, Stefan Cvetkoviq

Para më shumë së 10 ditësh Cvetkoviq qe kidnapuar nga persona ende të panjohur në vendlindjen e tij në Bela Crkva, por ky kidnapim ka lënë shumë dyshime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori