Roveri Perseverance ka filluar të mbledhë prova të tjera që mund t'i përgjigjen pyetjes nëse ka jetë në Mars.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai ka hedhur mostrën e parë të shkëmbinjve në sipërfaqen e planetit për të pritur marrjen dhe kthimin në Tokë.


Screenshot 7 33

Dhe ky vlerësohet një moment kyç në kërkimin prej dekadash për të sjellë materiale në Tokë nga një planet tjetër për studim në laborator.

Mendohet se vetëm duke studiuar mostrat e shkëmbinjve dhe tokës në Tokë mund të zgjidhet çështja e jetës atje.

Screenshot 9 21

Mostra në madhësinë e gishtit u hodh nga një robot dhe më vonë u fotografua për t'u siguruar që kishte rënë saktë në sipërfaqen e Marsit.

Agjencitë hapësinore amerikane dhe evropiane planifikojnë të marrin mostrat në vitin 2030. /Telegrafi/