LAJMI I FUNDIT:

Rotary themelon distriktin ndërkombëtar Shqipëri – Kosovë

Rotary themelon distriktin ndërkombëtar Shqipëri – Kosovë

Me vendimin e Bordit të Drejtorëve të Rotary International të datës 02 Qershor 2022, është miratuar kërkesa e Klubeve Rotary nga Shqipëria dhe Kosova për të themeluar Distriktin Shqipfolës, dhe është caktuar numri i Distriktit 2485 në Rotary International.

Përmes një njoftimi për media thuhet se ky distrikt do të përfaqësohet nga zyrtarët tonë të zgjedhur në të gjitha strukturat udhëheqëse në Rotary International dhe ne do të kemi përfaqësuesin dhe zërin tonë në strukturat më të larta Rotary.


“Falënderim i veçantë shkon për miqtë tonë Rotarian, PDG Radu Popescu, Përfaqësues Special i Presidentit të Rotary International për Shqipëri dhe Kosovë, Katerina Kotsali Papadimitriou, Drejtoreshë në Rotary International, Zona 21, Shekhar Mehta, President në Rotary International si dhe Bordit të Drejtorëve të Rotary International në Evanston, SHBA. Bashkohemi në Rotary për të punuar më shumë. Bashkohemi në Rotary për të shërbyer edhe më mirë. Bashkohemi në Rotary për të mos u ndarë kurrë më”, thuhet në njoftim.

Çka është Rotary dhe si u bë Kosova pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare, flet rotariani Neshad Asllani
Lexo po ashtu Çka është Rotary dhe si u bë Kosova pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare, flet rotariani Neshad Asllani

Konferenca e Distriktit më të ri në Rotary do të mbahet në Prishtinë me datën 10-11 Qershor 2022 dhe ajo ka qëllim të bashkojë Rotarianët dhe liderët në komunitet për të frymëzuar angazhim më të madh në Rotary, për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese dhe për të shfaqur ndikimin dhe shtrirjen e Rotary-t në botë.

“Konferenca, duhet të çmojë arritjet e anëtarëve, klubeve dhe Distriktit në mënyrë që t’u japë atyre një vizion të Rotary-t përtej nivelit të klubit dhe të ofrojë një përvojë të paharrueshme miqësie. Do festojmë shumë dhe do festojmë bashkë, është festa jonë më e madhe, të cilën e kemi pritur dhe për të cilën kemi punuar gjatë. Urime për të gjithë, të cilët punuan me përkushtim dhe të palodhur për një çështje kaq madhore për Rotary dhe për kombin”, thuhet në njoftim.

MREKULLIA E QUAJTUR ROTARY

Rotary kjo organizatë e mrekullueshme, me lidership rotativ dhe punë ekipore, dhe me 1200 liderë të zgjedhur në Shqipëri dhe Kosovë të cilët çdo ditë shërbejnë vullnetarisht kombin dhe komunitetin në çdo kënd të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Kënaqësi të shohim në kombin tonë, rritjen kaq të shpejtë të anëtarëve të organizatës tonë shërbyese, instalimin e kulturës së komunikimit, të dhënies dhe vullnetarizmit. Kjo është e paparë, këtë mund t’a bëjë vetëm Rotary, këtë mund t’a bëjmë ne, Rotarianët Shqiptarë.
Liderët e trajnuar për këtë vit Rotary, do të shërbejnë kombin anembanë Shqipërisë dhe Kosovës, nga 01 Korriku 2022 deri më 30 Qershor 2023.

“Çdo vit, me 1 Korrik, pas shërbimit një vjeçar, afër 70.000 Kryetar të Klubeve Rotary, Rotarakt dhe Interakt si dhe 550 Guvernator të Distrikteve në mbarë botën dhe vetë Presidenti i Rotary International dorëzojnë detyrën tek pasardhësit e tyre. Kjo ndodhë çdo vit, në të njejtën ditë dhe në mbarë globin. Organizim, motivim dhe përkushtim i paparë që është instaluar dhe ka zënë vend edhe në kombin tonë në Shqipëri dhe në Kosovë. Rotarianët Shqiptarë janë bashkuar në 38 Klube Rotary, 7 Klube Rotarakt dhe 2 Klube Interakt në të gjitha qytetet e mëdha dhe të vogla nga Mitrovica në veri të Kosovës deri tek Gjirokastra në jug të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Liderët e rinj janë të mirëseardhur të na bashkohen. Kontaktoni klubin Rotary në qytetin tuaj dhe bashkohuni në mrekullinë e quajtur Rotary. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori