Ajo kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për modën.

Dhe Rosie Huntington-Whiteley tregoi fizikun e saj të mrekullueshëm në një tjetër pamje të pabesueshme, teksa ndau fotografitë e veshjeve nga ‘Academy Museum Gala’, këtë fundjavë.


Modelja, 37 vjeçe, mahniti me një fustan të artë për ngjarjen e mbushur me yje të mbajtur në Los Angeles, të shtunën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

rosie

Për festën e mbushur me yje të vendosur në Muzeun e Akademisë së Filmit, Rosie vendosi një veshje me prerje të ulët.

Rosie dukej mishërimi i elegancës teksa tregoi fizikun e saj të hollë prej modeleje me taka të larta në platformë.

rosie 1

Duke ndarë fotografi nga ngjarja në rrjetet e saj sociale, ajo shkroi në mbishkrimin: "Mbrëmë festuam kinemanë për ‘Academy Museum Gala’.

E bukura u takua me yllin e filmit Jason Statham , 57 vjeç, në vitin 2009 dhe vazhdoi të fejohet në vitin 2016. Ata gjithashtu kanë dy fëmijë, Jack, gjashtë vjeç dhe Isabella dyvjeçare.

rosie 3

Në një intervistë në fillim të këtij muaji, Rosie zbuloi se si një herë ishte dërguar në shtëpi nga një fotosesion për shkak se ishte 'shumë e plotë'.

Duke reflektuar në ditët e para të karrierës së saj të modelingut, ylli i lindur në Plymouth tregoi se si gjatë një periudhe të xhirimeve të pafunda, ajo dikur u përjashtua nga një fotosesion nuk ishte në madhësinë e duhur. /Telegrafi/

rosei 4

rosei 5