Rosie Huntington-Whiteley mahnit me një fustan elegant në eventin e Tiffany & Co. gjatë Javës së Modës në Paris

Rosie Huntington-Whiteley tërhoqi vëmendjen në një event luksoz të Tiffany & Co. në Paris, ku u shfaq me një fustan të zi elegant dhe të çarë deri në kofshë, që theksonte linjat e saj elegante.
Modelja 38-vjeçare, e njohur si ish-engjëll i Victoria's Secret, e kombinoi pamjen me taka të zeza minimaliste dhe bizhuteri mahnitëse nga koleksioni i ri “Bird On A Rock”.
E pranishme në Le Grand Café bashkë me Lauren Santo Domingo, Rosie ishte një nga yjet më të spikatur të mbrëmjes, shkruan DailyMail.

Javët e fundit, ajo ka qenë aktive në pasarelat më të rëndësishme, përfshirë London Fashion Week, ku u shfaq përkrah të fejuarit të saj, aktorit Jason Statham.


Çifti, të cilët janë bashkë që nga viti 2009 dhe kanë dy fëmijë, kanë forcuar bashkëpunimin edhe profesionalisht, duke pozuar së fundmi për fushatën e re të markës Falconeri për sezonin Vjeshtë-Dimër 2025.
Me një estetikë të rafinuar dhe bashkëpunime të suksesshme, Rosie vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura të modës dhe stilit global. /Telegrafi/



























































