Rooney zbulon si e refuzoi Chelsean, londinezët donin ta huazonin

Wayne Rooney, një nga talentet më të mëdhenj që ka veshur fanellën e Manchester United, ka treguar një detaj të pathënë nga vera e vitit 2004.
Në intervistën e tij të fundit, legjenda angleze zbulon se Chelsea ishte shumë afër ta transferonte, madje Evertoni kishte dhënë miratimin për ta shitur.
Sipas Rooneyt, plani i Chelseas ishte aq befasues sa edhe zhgënjyes për të, londinezët dëshironin ta blinin dhe më pas ta dërgonin në huazim te Middlesbrough.

“Evertoni donte të më shiste te Chelsea, dhe pastaj Chelsea donte të më dërgonte në huazim te Middlesbrough, por unë nuk kisha ndërmend të nënshkruaja për Chelsean. Klubet ishin marrë vesh, por unë nuk doja të huazohesha”, tha Rooney për NBC Sports.
Një vit pas këtij refuzimi, Chelsea fitoi Ligën Premier me Jose Mourinhon, duke nisur epokën e tyre të artë.
Ndërkohë, Rooney u bashkua me Manchester United, ku shkroi histori duke fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve, pesë tituj të Ligës Premier dhe dhjetëra arritje të tjera që e vulosën si një nga legjendat e klubit.
Në fund, siç thotë vetë ai, “gjithçka shkoi ashtu si duhej” për të dyja palët. /Telegrafi/

















































