Wayne Rooney zbuloi emrin shokut të skuadrës tek Anglia që refuzoi të fliste me të për gjashtë muaj.

Të dielën, Arsenal mundi Manchester Unitedin 1-0 në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën Premier, me një gol të Riccardo Calafiorit në pjesën e parë. 


Duke reflektuar mbi këtë përballje, ish-sulmuesi i United dhe kombëtares së Anglisë, Wayne Rooney, rikujtoi përplasje e tensione të mëparshme mes dy klubeve. 

Rooney zbuloi se bashkëlojtari i tij në ekipin kombëtar, Sol Campbell, nuk komunikoi me të për gjashtë muaj pas një episodi me penallti në fitoret 2-0 të United ndaj Arsenalit gjatë sezonit 2004/2005. 

Arsenal, atëherë drejtuar nga Arsene Wenger, kishte kaluar sezonin paraardhës pa humbje në kampionat, por United i Sir Alex Ferguson i ndërpreu s rinë prej 49 ndeshje pa humbje në “Old Trafford”. 

Ruud van Nistelrooy shënoi nga pika e bardhë, pas situatës kur Rooney ra brenda zonës pas një ndërhyrjeje prej kapitenit të Arsenalit, Campbell. 

Rooney, i sapoardhur nga Evertoni në verën e vitit 2004, vulosi fitoren në minutën e 93‑të. 

“Unë e adhuroja të luaja kundër Arsenalit. E mbaj mend ndeshjen time të parë në Highbury për United, ai debat me Roy Keane dhe Patrick Vieira në tunel”.  

“Më pas, kur i mundëm 2-0 një vit pas incidentit me Martin Keown, Sol Campbell nuk foli me mua për më shumë se gjashtë muaj. Takoheshim te kombëtarja, por Sol nuk më fliste”. 

“Ndonjëherë isha i lumtur për atë qëndrim të tij. I thosha: Zot, po luajmë për Anglinë këtu”, përfundoi Rooney me buzëqeshje./Telegrafi/

telegrafi sport app