Ronela nga Prishtina njofton se e ka xhiruar klipin e ri (Foto)

Ronela Hajati e ka gati videoklipin e ri muzikor, të cilin do ta lansojë në një të ardhme të afërt.
Këngëtarja nga Shqipëria ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është lodhur këto ditë gjatë xhirimeve të videos muzikore.
Kënga e re mban titullin “Pa mërzi” dhe Ronela shpreson që të dalë ashtu siç e pret.
“Përshëndetje nga Prishtina... Jam lodhur shumë këto ditë duke xhiruar videoklipin e ri”.
“Mendoj se rezultati do të jetë ashtu siç e kam imagjinuar”, ka shkruar këngëtarja. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/01/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































