Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur Kavajën për pushimet e verës, ndërsa i mbajti të azhurnuar fansat me disa poza nga plazhi.


Së fundmi, këngëtarja e hitit “Sekret” publikoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej me bikini dy-pjesëshe.

unknown 301583564 3394719407466489 7248068507550228529 n

Ajo u kujdes që të vë në pah linjat e saj të kolme të trupit, në rrobat e banjës ngjyrë rozë dhe blu.

“Ne nuk do të jemi kurrë miq”, shkroi ajo në gjuhën spanjolle në mbishkrimin e këtyre fotografive.

unknown 301903732 1157437771508816 9129888771873578094 n

Ronela përndryshe sivjet ishte e përzgjedhur si përfaqësuese e Shqipërisë në garën e madhe të muzikës, Eurovision 2022, që u mbajt në Itali.

Megjithatë ajo dështoi ta kualifikonte vendin e saj në finale pas një paraqitje në gjysmëfinalen e parë, e cila u cilësua si e dobët nga shumë kritikë të muzikës. /Telegrafi/