Ronaldo zbulon nëse mund të luajë në një ekip me Messin para pensionimit: Kurrë nuk them kurrë

Cristiano Ronaldo ka shijuar një rivalitet legjendar me Lionel Messin gjatë gjithë karrierës së tij, me të dy lojtarët që shtyjnë njëri-tjetrin për të arritur nivele më të larta.
Ronaldo ka luajtur kundër Messit në shumë raste në karrierën e tij, gjatë kohës së tij te Man United dhe Real Madrid.
Në një konferencë për shtyp së fundmi, një gazetar argjentinas e pyeti Ronaldon nëse tifozët mund të shpresonin ta shihnin Cristianon të luante përkrah Messit në të njëjtën skuadër përpara se të dy të varnin këpucët në gozhdë.
Gazetari tregoi se si partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, është vetë argjentinase dhe nëse ai do të donte të luante me legjendën argjentinase në karrierën e tij.
Cristiano u përgjigj duke deklaruar: “Epo, nuk i dihet kurrë! E dini që kam shumë dashuri për argjentinasit, sepse gruaja ime është argjentinase, kështu që si mund të mos i dua ata?”.
"Kam pasur ftesa për të luajtur në Kupën e Botës për Klube me ekipe argjentinase. Nuk i dihet kurrë, koha është aty. Unë jam tashmë 40 vjeç, por gjithmonë them 'kurrë mos thuaj kurrë'. Por e kam shumë të vështirë".
"Gjithashtu kam një dashuri për Messin. E vërteta është se ne ishim rivalë për shumë vite, por e kam thënë në disa intervista se kemi qenë në skenë për 15 vjet. Mendoj se është shumë e pamundur (që të luajmë së bashku), megjithëse nuk i dihet kurrë!", ka shtuar më tej Ronaldo. /Telegrafi/






















































