Ronaldo e ka zbuluar se transferimi i tij në Inter nga Barcelona erdi pasi nuk u besonte drejtorëve të klubit katalunas dhe e pranon që ishte një zgjedhja më e mirë largimi. 

Braziliani u bashkua me Nerazzurrët në vitin 1997, ku ka kaluar pesë sezone, duke shënuar 59 gola në 99 ndeshje, me dy sezone të kalaura jashtë shkaku i dëmtimeve.


"Unë po negocioja me Barcelonën për një rinovim".

GettyImages 1620267 Ronald te Barcelona (Getty Images)

"Vendosa të mos qëndroja sepse nuk u besoja drejtorëve. Pastaj erdhi oferta e Inteit, një sfidë e pabesueshme”.

"Në atë kohë liga italiane ishte më e mira në botë dhe më e vështira. Mendoj se ishte zgjidhja më e mirë që mund të kisha bërë”.

GettyImages 1023740 Ronaldo, yll i Interit (Getty)

"Debutimi im? Isha shumë i tensionuar dhe i emocionuar. Ishte bukur; San Siro ishte plot dhe ishte me të vërtetë shumë emocionuese për mua. Jo vetëm debutimin im, por e tërë ajo ditë”.

"Është një histori e madhe dashurie mes meje dhe Interit. Art më thirrën Il Fenomeno. I jam përjetësisht mirënjohës Interit”.

GettyImages 1064218 Ronaldo ka vuajtur shumë dëmtime (Getty)

Ronaldos fitoi me Interin një Ligë të Evropës. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app