Cristiano Ronaldo është duke i shijuar pushimet me familjen e tij në jahtin që kushton rreth 6.5 milionë euro në Majorka të Spanjës.

Superylli portugez është duke pushuar nga futbolli dhe duke u rikuperuar, para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.


37-vjeçari, i shoqëruar nga partnerja Georgina Rodriguez dhe fëmijët Cristiano Jr (11 vjeçar), Eva (pesëvjeçare), Matteo (pesëvjeçar), Alana Martina (katërvjeçare) dhe Bella (dymuajshe) – janë duke e shijuar motin spanjoll në det të hapur.

cristi1 (Foto: Splash)

Familja e tij po qëndron në një vilë luksoze, të izoluar nga sytë kureshtarë, që ndodhet rrëzë maleve Tramuntana.

Ata kanë udhëtuar drejt Spanjës me aeroplanin e tij privat G200, i cili ka vlerë prej afro 23.5 milionë eurosh.

gerog (Foto: Splash)

Pushimet luksoze po i kalojnë në jahtin Azimut Grande të gjatë rreth 26 metra, të cilin e bleu në vitin 2020 për 6.5 milionë euro.

geo5 (Foto: Splash)

Ronaldo ka mahnitur edhe një herë me fizikun e tij muskuloz në fotografitë e shpërndara nga paparacit, por edhe nga vet ai në rrjetet sociale.

georgi8 (Foto: Splash)

Ndërsa Georgina ka marrë sërish vëmendjen me figurën trupore, e veshur me bikini të kaltra. /Telegrafi/

cristiano (Foto: Instagram/cristiano)