Ronaldo nuk përmbahet as në tunelin e stadiumit: Kam fituar pesë Liga të Kampionëve, Atletico zero

Cristiano Ronaldo vazhdimisht është tallur me Atletico Madridin në fushë, por ka vazhduar edhe në tunelin e stadiumit duke thënë se ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, për dallim nga klubi spanjoll që nuk e ka asnjë.
Ylli i Juventusit ishte fyer nga tribunat gjatë gjithë ndeshjes së parë të 1/8-tës në Wanda Metropolitano, e cila i pa Bianconerët të mposhtu me rezultat 2-0.
Gjatë ndeshjes, ai tundi pesë gishta drejt tifozëve të Atleticos, duke i kujtuar se ai vetëm ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, Los Colchoneros ende nuk e kanë shijuar triumfin në këtë garë edhe përkundër dy finaleve në vitet e fundit.
Ronaldo shkoi edhe më tej kur kaloi në 'mix-zone' të tunelit të stadiumit, ku gazetarët u mblodhën për të folur me lojtarët.

Portugezi i dëshpëruar nga humbja i tregoi gishtat përsëri, por kësaj radhe nën nervozizëm u tha edhe me zë.













































