LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo kthehet të flasë për kohën e tij te Interi: I dhashë ultimatum Morattit, aty filloi historia ime me Realin

Legjenda braziliane, Ronaldo ka kujtuar fundin e kohës së tij te Interi dhe pse vendosi të largohej, duke zbuluar se pati ultimatum për presidentin e klubit Massimi Moratti.

El Fenomeno, siç njihej Ronaldo, kishte qenë në Inter për pesë vjet, por në verën e 2002 ishte zhgënjyer nga jeta në Meazza nën urdhrat e trajnerit Hector Cuper.

Ata kishin humbur titullin në mënyrë të pafajshme në ditën e fundit të sezonit 2001-02 nga Juventus, pasi humbën 4-2 ndaj Lazios, ndërsa Bianconerët fituan 2-0 në Udinese.


Ronaldo: Kurrë nuk do të largohesha nga Interi, u detyrova
Lexo po ashtu Ronaldo: Kurrë nuk do të largohesha nga Interi, u detyrova

Ronaldo më pas fitoi Kupën e Botës me Brazilin, në të cilën përfundoi turneun si golashënuesi kryesor ​​me tetë gola.

Pas kthimit të tij ai u takua me Morattin në një përpjekje për të zgjidhur të ardhmen e tij, por nuk arriti ta zgjedh dhe vendosi të largohej.

Ronaldo ishte i papërmbajtshëm te Interi (Foto: Claudio Villa /Allsport/Guliver)

“Në Milano isha shumë mirë. Ndjeva dashurinë e pakushtëzuar të tifozëve dhe nga e gjithë bota”, ka thënë fillimisht Ronaldo në një intervistë për DAZN.

“Ne kemi pasur Cuperin si trajner, por nuk mund të vazhdoj. Unë fola me Morattin dhe i thashë: ‘ose ai largohet ose unë iki, ne nuk mund të vazhdojmë’”.

Ronaldo gjatë një ndeshje ndaj Parmas (Foto: Grazia Neri/Getty Images/Guliver)

“Historia ime me Interin mbaroi keq, ai preferoi Cuperin. Historia ime me Real Madrid filloi aty”, përfundoi legjenda braziliane.

Ronaldo u largua nga Interi për Realin në një marrëveshje prej 25 milionë eurosh në fund të afatit kalimtar të verës 2002, me Nerazzurrët që nënshkruan Hernan Crespon nga Lazio si zëvendësimin e tij.

Ronaldo flet për periudhën te Barcelona: Nuk doja të largohesha, kisha marrëveshje për kontratë të re
Lexo po ashtu Ronaldo flet për periudhën te Barcelona: Nuk doja të largohesha, kisha marrëveshje për kontratë të re

Interi do të arrinte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2002-03, duke u eliminuar nga Milani pas dy barazimeve, ndërsa Ronaldo fitoi La Ligan.

Cuper do të shkarkohej nga Interi në tetor të vitit 2003 pas një fillimi të dobët të sezonit 2003-04. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori