Ronaldo eliminoi një kundër kandidat të ‘Topit të Artë’

Dje Portugalia shënoi fitore me rezultat 2-0 duke mposhtur Uellsin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Cristiano Ronaldo shënoi gol dhe asistoi një herë kundër Gareth Bale që e ka bashkëlojtar te Real Madridi.
Analistët e shohin këtë edhe si eliminim të një kandidati direkt për ‘Topin e Artë’.
Kundërshtari i radhës dhe i vetmi në lojë mbetet Lionel Messi, shkruan Marca.
Messi ka humbur në finale të Kupës së Amerikës nga Kili me penallti, ndërsa lojtari më i mirë në këtë garë u tregua Alexis Sanchez. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































