LAJMI I FUNDIT:

Romët në Tetovë ende jetojnë pa ujësjellës dhe pa kanalizim

Romët në Tetovë ende jetojnë pa ujësjellës dhe pa kanalizim

Në rrugën “29 nëntori” në Tetovë familja Krasniqi jeton në baltë, pa rrugë të asfaltuara dhe vetëm me një një burim ujë, iu theksua kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi që organizoi pritje për shoqatat qytetre me rastin e 8 prillit, Ditës ndërkombëtare të romëve.

“Kërkuan të punohet në ujësjellës, kanalizim dhe vendosjen e kubëzave prej betoni që të mund edhe ata qytetarët të jetojnë në mënyrë normale. Edhe në rrugën “146” s’ka ujë”, tha drejtori programor në Asociacionin e zhvillimit demokratik të romëve “Sonce”, Nezir Huseini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja Arifi theksoi se komuna përmes Këshillit ka miratuar strategji për më shumë pika që do të ndihmojnë në përfshirjen e bashkësisë rome.


Dita ndërkombëtare e romëve, ditë pushimi për romët në Maqedoni
Lexo po ashtu Dita ndërkombëtare e romëve, ditë pushimi për romët në Maqedoni

“Te strategjia parashohim se ku duhet të intervenohet, në cilët lagje. Pjesa e rëndësishme e programit është në përfshirjen e nxënësve në arsim. Me projektin e fundit për rinovimin e çerdhes “Potok”, mundësuam edhe fëmijët romë të përfshin në këtu”, tha Arifi duke shtuar se dita e sotme është ditë e rëndësishme për luftimin kundër diskriminimit dhe arritjes që të jemi të barabartë.

Shoqatat qytetare falënderuan Arifin për ndihmën ndaj bashkësisë rome.

“Para tri viteve komuna e Tetovës ishte e para që me rastin e 8 prillit e ngriti flamurin e romëve para objektit, dhe që atëherë kjo bëhet rregullisht, ndërsa shembullin e ndjekin edhe të tjerët”, tha Huseini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori