LAJMI I FUNDIT:

Romeo: Qytetarët e Maqedonisë meritojnë jetë më të mirë

Romeo: Qytetarët e Maqedonisë meritojnë jetë më të mirë

Sinqerisht shpresij që kjo krizë e tejzgjatur do të mbaroj, para se gjithash, për shkak të qytetarëve pasi ata e meritojnë këtë, deklaroi ambasadori i Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo, gjatë vizitës së sotme në Fakultetin Filologjik në Shtip, ku edhe vizitoi rektorin e Universitetit “Goce Dellçev”, Bllazho Boev, përcjell Teelgrafi Maqedoni.

“Morëm vesh se presidenti Ivanov ka ndarë mandatin Zoran Zaevit dhe shpresoj se qeveria e re do të punojë në drejtim të përmirësimit të situatës politike dhe realizimin e reformave që do të çojnë në integrimin e Maqedonisë në BE”, u shpreh Romeo.


Romeo mori pjesë edhe në një ligjëratë të mbajtur nga profesorë italian para studentëve në Fakultetin Filologjik. Në FF në Shtip ka grup studentësh që studiojnë gjuhë italiane dhe letërsi./Telegrafi/