Nga: Ernesto Sabato
Për mua, romani është si historia dhe si protagonisti i saj, njeriu: një zhanër i papastër në shkallën më të lartë. I qëndron çfarëdo qartësimi dhe shkon përtej çdo kufizimi. Sa për teknikën, e konsideroj të ligjshme çdo gjë të dobishme për qëllimet që ndiqen dhe i konsideroj të paligjshme ato risi që bëhen vetëm për hir të risisë.
Kështu, kur njeriu i shekullit XX e ktheu vështrimin nga një botë e panjohur më parë, siç është nënvetëdija, ishte e pashmangshme dhe legjitime që të përdorej monologu i brendshëm. Në thelb, romani i sotëm synon eksplorimin e njeriut dhe, për ta arritur këtë, shkrimtari duhet të përdorë të gjitha instrumentet që ia bëjnë të mundur, pa u shqetësuar për koherencën dhe unitetin, duke përdorur ndonjëherë mikroskopin dhe ndonjëherë aeroplanin.
Do të ishte qesharake të vëzhgoje një mikrob me sy të lirë dhe të vëzhgoje një vend të tërë me mikroskop. Kjo është një nga të metat e të ashtuquajturve objektivistë dhe, në përgjithësi, e të gjithë atyre që përpiqen ta bëjnë atë zbritje ose udhëtim në thellësitë e kondicionit njerëzore me një mjet të vetëm: ia flijojnë të vërtetën dhe thellësinë trillit të metodës së vetme, kur duhet të ndodhë e kundërta; sepse asgjë në roman nuk duhet ta flijojë të vërtetën. Me një fjalë, janë dekadentë, siç ndodh sa herë që si parapëlqehet në vend të çfarë. Është njëlloj sikur, teksa të duhet që t’i biesh botës rretheqark për tetëdhjetë ditë dhe ke për qëllim të vetëm përmbushjen e këtij plani, nga mania puriste të vendosësh ta bësh vetëm me elefant ose vetëm me biçikletë, kur dihet se është po aq e paefektshme ta kalosh lumin me biçikletë sa edhe të ecësh në një rrugë të mirë me elefant. Misioni yt është që t’i biesh botës rretheqark për tetëdhjetë ditë, e jo që të rritësh prestigjin e elefantëve apo shitjen e biçikletave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Thënie të Dante Alighierit: Djalli nuk është edhe aq i zi sa e pikturojnë!

Ç’është socializmi?

KUJDES ME FJALËN
Individualizmi ynë i mjerë
Bulgakovi, Stalinit: Me mua sillen si me ujkun, por edhe një bishë mund të lodhet!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare