Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, njihet si njëri prej pronarëve të klubeve që nuk e do humbjen dhe ndërron shpesh trajnerët.

I fundit që e fitoi gjyqin është ish-trajneri Antonio Conte, që do t’i marr mbi 10 milionë euro kompensim.


Sipas Daily Mail, shkarkimet e trajnerëve i kanë kushtuar Abramovichit hiq më pak se 92.9 milionë funte (105 milionë euro).

Paksa e çmendur.

Claudio Ranieri ishte i pari që mori kompensim prej 7 milionë euro, ndërsa Jose Mourinho në  vitin 2007 mori 23.1 milionë funte (26 milionë euro).

0e8dc9a25ce57ee019cebc409191bb9f

Avram Grant mori 5.2 milionë funte (6 milionë euro), Luiz Felipe Scolari fitoi 12.6 milionë funte ( 14 milionë euro) dhe Carlo Ancelotti mori 6 milionë funte (7 milionë euro(.

Pastaj vije radha e André Villas-Boas që futi në gjep 12 milionë funte (13 milionë euro), ndërsa Roberto Di Matteo mori 10.7 milionë funte (12 milionë euro).

447d2c975ce57ee019ce8e88ed2d91b7

Rafa Benítez nuk kishte marr kompensim për largim.  Special One në largimin  dytë mori 8.3 milionë funte (10 milionë euro).

As Guus Hiddink nuk kishte marr kompenson.

7b0ce9055ce57ee019ceed6c8f5f0dbe

Flitet që edhe Maurizio Sarri do të largohet këtë verë, por kësaj radhe me marrëveshje, duke ia lënë vendin Frank Lampardit. /Telegrafi/  

telegrafi sport app