Roma mund të nënshkruajë me Alexandre Lacazette këtë verë.

Sulmuesi i Arsenalit mund të bëjë një transferim si lojtar i lirë në fund të sezonit dhe AS Roma Live raporton se skuadra e Serisë A mund të hyjë me një ofertë.


Sulmuesi francez e kërkon largimin nga The Gunners dhe nuk ka shfaqur interesim për ta rinovuar kontratën.

Roma që transferoi Tammy Abrahamin nga Chelsea në verën e kaluar, tenton që të përforcojë edhe më shumë fazën ofanzive.

Jose Mourinho thuhet se është tifoz i madh i lojës së tij dhe kërkon që ta mbyllë sa më parë transferimin.

lacazette 1

Special One mund ta bind francezin, ashtu sikurse bëri me anglezin dhe të synojnë të fitojnë trofe së bashku.

Arsenali thuhet se tashmë ka hequr dorë nga të bindurit e Lacazettes që të qëndrojë në Emirates, andaj pas qershorit do t’i ndajnë rrugët. /Telegrafi/

telegrafi sport app