LAJMI I FUNDIT:

Roma siguron shërbimet e mbrojtësit spanjoll Angelino

Roma siguron shërbimet e mbrojtësit spanjoll Angelino

Roma është shumë pranë një transferimi befasues në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i majtë spanjoll, Angelino është një hap larg huazimit te Roma për gjashtë muajt e ardhshëm.

Kryeqytetasit ishin shumë pranë huazimit të Bakker nga Atalanta, por në fund u shfaq mundësia të marrin Angelinon dhe nuk kanë hezituar.


"Ulni kërkesat për lojtarin, ose nuk do ta aktivizojmë deri në fund të sezonit" - Galatasaray trondit gjigantin gjerman për mbrojtësin spanjoll
Lexo po ashtu "Ulni kërkesat për lojtarin, ose nuk do ta aktivizojmë deri në fund të sezonit" - Galatasaray trondit gjigantin gjerman për mbrojtësin spanjoll

Spanjolli ka qenë i huazuar te Galatasaray nga RB Leipzig, por huazimi te gjiganti turk do të ndërpritet dhe ai do të vazhdoj karrierën te Roma.

Angelino deri më tani ka luajtur 19 ndeshje në ligë dhe kupë në Turqi. Në marrëveshjen aktuale detyrimi për të shlyer do të vihej në paraqitjen e 20-të dhe duke pasur parasysh që Angelino është tashmë 27 vjeç, Galatasaray ka vendosur të mos e lërë më të dalë në fushë.

Marrëveshja me lojtarin është e plotë, tani duhet që Roma të arrijë një marrëveshje me Leipzig, i cili nuk do të kishte asnjë problem për të lënë lojtarin të shkoj si huazim te Roma.

Sipas asaj që ka konfirmuar Calciomercat, 48 orët e ardhshme janë vendimtare që huazimi i Angelinos të kompletohet te Roma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori