LAJMI I FUNDIT:

Roma pranon ofertën e Galatasaray për Zaniolon: Gjiganti turk me formacion të frikshëm me italianin në skuadër

Roma pranon ofertën e Galatasaray për Zaniolon: Gjiganti turk me formacion të frikshëm me italianin në skuadër

Roma i ka dhënë Nicolo Zaniolo miratimin për të fluturuar në Stamboll për të përfunduar transferimin e tij në Galatasaray.

Sulmuesi 23-vjeçar italian ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Milanos për t’u përgatitur për udhëtimin në Stamboll dhe ka qëndruar në një hotel, duke pritur që dy klubet të finalizojnë detajet e kalimit të tij në Superligën e Turqisë.

Galatasaray thuhet se ka rënë dakord të paguajë Romën mbi 20 milionë euro në total dhe 15 milionë euro bonuse për Zaniolo, i cili do të ketë një klauzolë lirimi prej 35 milionë euro në kontratën e tij.


Giallorossët gjithashtu kanë një klauzolë për rishitjen e lojtarit e cila shkon në 15 për qind të shumës, duke i lejuar ata të përfitojnë edhe 5.25 milionë euro nëse klauzola e lirimit të italianit aktivizohet.

Sipas Gianluca Di Marzios, Roma e ka informuar Zaniolon se mund të marrë fluturimin e tij privat për në Stamboll, ku ai do të kryejë testet e zakonshme mjekësore para transferimit me Galatasaray.

Ai në klubin turke do të fitojë rreth 3.5 milionë euro neto në sezon.

Me transferimin e italianit, skuadra ku luan edhe Milot Rashica, do të ketë një skuadër të fortë, që do të jetë e denjë të luftojë edhe në Evropë.

Sulmi do të përbëhet nga emra si Dries Mertens, Mauro Icardi, Muhammed Kerem Aktürkoğlu dhe Nico Zaniolo.

Rashicës i mbetet të luftojë për një vend në formacionin bazë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori