Roma duhet të shesë para se të afrojnë lojtarë të rinj dhe këtë e kanë të qartë drejtuesit e klubit kryeqytetas.

Kësisoj gjatë afatit kalimtar të janarit, Giallorosët do të shesin tre futbollistë në mënyrë që të lirojnë hapësirën e pagave.


Calciomercato ka raportuar se Roma tanimë ka tre emrat që do t'i largojë gjatë janarit dhe ata janë Gonzalo Villar, Eldor Shomurodov dhe Matias Vina.

Screenshot 9 2

Mesfushori spanjoll Villar pritet të transferohet te Getafe për 3,5 milionë euro, derisa Roma do të mbajë 50 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme.

Ndërkohë lojtari tjetër që do të largohet është Eldor Shomurodov në drejtim të Torinos me huazim prej një milionë euro dhe torinezët do ta kenë të drejtën e blerjes për 12 milionë euro të tjera.

roger ibanez jose mourinho roma

Emri i tretë që pritet të largohet nga Olimpico është ai i mbrojtësit uruguaian Matias Vina i cili po pëlqehet nga Bologna.

Nga largimi i tre futbollistëve Giallorosët synojnë të përforcohet në mesfushë me Davide Frattesin dhe në sulm mbetet i pëlqyeri Memphis Depay. /Telegrafi/

telegrafi sport app