LAJMI I FUNDIT:

Roma, Athinës më 1879: Ruajtja e kombësisë shqiptare është thelbësore, prandaj hiqni dorë nga Janina!

Roma, Athinës më 1879: Ruajtja e kombësisë shqiptare është thelbësore, prandaj hiqni dorë nga Janina!

“Le Globe” ka botuar, të martën e 26 gushtit 1879, në ballinë, një shkrim në lidhje me qarkoren e kabinetit qeveritar të Romës për atë të Athinës, dërguar asokohe Fuqive të Mëdha për çështjen shqiptare dhe atë të Janinës në veçanti. Qarkorja është si më poshtë:

“Greqi


Nëpërmjet një shkrese të korrespondentit tonë special

Çështja shqiptare

Athinë, 25 gusht, ora 3 e 8 minuta e natës.

Kabineti i Athinës u çudit nga një qarkore e qeverisë italiane dërguar kohëve të fundit Fuqive të Mëdha, e cila përmbante këtë deklaratë, që ruajtja e kombësisë shqiptare duhet të konsiderohet si thelbësore, jo vetëm nga këndvështrimi i Italisë, por edhe i Greqisë.

Kabineti i Romës këshillon kabinetin e Athinës të heqë dorë nga çështja e Janinës për të qetësuar shqiptarët dhe për t’u demonstruar ndjenjat e saj më të mira duke thënë thjesht se Greqia është fuqia e tyre mbrojtëse. /Darsiani/