LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce që kushton gjysmë milioni euro, ngeci në gropën që u hap papritmas (Video)

Rolls-Royce që kushton gjysmë milioni euro, ngeci në gropën që u hap papritmas (Video)

Derisa po priste dritën e gjelbër në semafor, pronari i një Rolls-Royce Ghost, ka ngecur në gropën që u hap papritmas në një rrugë në Harbin të Kinës.

Vetura që kushton gjysmë milioni euro, kishte tërë pjesën e përparme brenda, teksa rrotat e pasme qëndronin të ngritura, transmeton Telegrafi.


Megjithëse qëndroi në atë formë për një kohë, makina është larguar me anë të rripave të një krani, pa iu shkaktuar ndonjë dëmtim.

Nuk bëhen të ditura shkaqet e hapjes së gropës, që detyroi ndalimin e trafikut për një kohë të caktuar. /Telegrafi/