Rolls-Royce ka qenë gjithmonë sinonim i luksit, por për disa njerëz thjesht nuk është kurrë i mjaftueshëm.

Klaus Koenigsallee është një argjendar që zotëron një Rolls-Royce Phantom, dhe vetura e tij po tërheq vëmendje të veçantë për shkak të disqeve të saj.


Këto janë disqe që duken si një orë dore Rolex Submariner.

Edhe pse duket sikur është e gjeneruar me Al, nuk është kështu, pasi Novitec ka konfirmuar zyrtarisht se është një set rrotash i vërtetë.

Bugatti, McLaren, Mercedes, Porsche dhe të tjerë kanë një lloj lidhjeje me markat dhe produktet e orëve të markave të ndryshme. /Telegrafi/