Shtëpia e tuningut Venuum nga Dubai ka krijuar një paketë të veçantë për Rolls-Royce Dawn, pas suksesit me Wraith.

Grill-i i bardhë dhe dritat shtesë e bëjnë makinën shumë të dallueshme.


Panelet e rinovuara dhe pragjet e zmadhuara i japin një pamje më të gjatë dhe agresive.

Spirit of Ecstasy është riformatuar dhe shfaqet me detaje portokalli.

Brendësia është bardh e portokalli, duke vazhduar stilin e jashtëm të guximshëm.

Një paketë e tillë do të prodhohet vetëm në 25 njësi.

Klientët amerikanë do të kenë mundësi ta blejnë këtë version unik.

Kjo Dawn është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë diçka ekstravagante dhe të dallueshme. /Telegrafi/