LAJMI I FUNDIT:

Rohde: Të ndalohen deklaratat nxitëse, veçanërisht nga Beogradi

Rohde: Të ndalohen deklaratat nxitëse, veçanërisht nga Beogradi

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, zgjodhi një aktivitetet me të rinjtë e komuniteteve të ndryshme në Prishtinë për të përçuar një mesazh në drejtim të Beogradit zyrtar pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

Ai mori pjesë në prezantimin e gjashtë projekteve komunitare të mbështetura nga projekti “Nxitja e pajtimit dhe bashkëpunimit ndëretnik” (FIERC), i cili ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin ndëretnik.


Rohe u shpreh se Beogradi ka bërë shumë deklarata nxitëse dhe duhet të ndalojë, ndryshe do të reagojnë edhe të tjerët.

Ai ka kërkuar që dialogu të vazhdojë dhe të sjellë rezultate të prekshme.

“Është mjaft e vështirë të kthehemi në normalitet pas këtij sulmi terrorist të së dielës, i cili gjithashtu ka pasoja të drejtpërdrejta. Shpresojmë se mund t’i minimizojmë ato në marrëdhëniet ndëretnike. Shpresoj që të gjithë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të dalin para drejtësisë. Kemi parë shumë deklarata nxitëse, veçanërisht nga Beogradi. Kjo duhet të ndalet sepse nëse vazhdoni do të reagojnë edhe të tjerët. Ne kemi nevojë që dialogu të vazhdojë dhe të krijojë zgjidhje të prekshme tani dhe pas këtij takimi duhet të shkoj te komandanti i NATO-s, sepse kemi një takim tjetër”, tha shkurt Rohde.

Në orët e para të 24 shtatorit Policia e Kosovës u sulmuar nga një grup terroristësh ku ëpr pasojë rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën dhe dy policë të tjerë u plagosën.

Në operacionin policor mbeten të vrarë tre terroristë ndërsa 8 prej tyre janë arrestuar.

Prej këtij grupi janë liruar 4 persona. Gjithashtu, kanë arritur të largohen në drejtim të Serbisë edhe një pjesë e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori