LAJMI I FUNDIT:

Roboti reagoi vet dhe shpëtoi fëmijën nga rrëzimi i raftit (Video)

Roboti reagoi vet dhe shpëtoi fëmijën nga rrëzimi i raftit (Video)

Oleg Kivokurstev nga Rusia, pretendon se roboti Promobot reagoi vet dhe nuk ishte i dirigjuar që të ndalonte rrëzimin e raftit mbi një fëmijë të vogël.

Krijuesi i kësaj pajisjeje teknologjike, ka thënë se nuk është hera e parë që po kryen manovra i pavarur, pasi disa herë ka arritur të ikte nga hapësira ku testohej, transmeton Telegrafi.

“Nuk e kemi programuar të bënte këtë veprim, por vetëm të përshëndeste të pranishmit në një ceremoni diplomimi. Ende nuk dimë si pa mundësi që bëri këtë lëvizje”, ka thënë Kivokurstev lidhur me rastin.


Mirëpo, jo të gjithë po besojnë se roboti ka mundur të vepronte në mënyrë të pavarur, duke konsideruar se kjo është një mashtrim.

“Mbi vajzën ranë kuti të zbrazëta, ndërsa edhe sikur t’i kishte rënë rafti nuk do ta lëndonte se është tepër i lehtë. Kjo ishte tërësisht e përgatitur”, është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/