LAJMI I FUNDIT:

Roboti humanoid i Tesla-s, Optimus Gen 2 është më i shpejtë, më i lehtë dhe madje mund të kërcejë

Roboti humanoid i Tesla-s, Optimus Gen 2 është më i shpejtë, më i lehtë dhe madje mund të kërcejë

Tesla prezantoi ditë më parë robotin humanoid të përditësuar Optimus Gen 2, për të cilin supozon se është me veçori të përmirësuara.

Ky version është më i shpejtë, më i lehtë nga pesha dhe madje mund të kërcejë, transmeton Telegrafi.


Një përditësim i dukshëm në Optimus Gen 2 është lëvizshmëria e tij e përmirësuar.

Tesla prezanton versionin e përditësuar të robotit humanoid, Optimus Gen 2
Lexo po ashtu Tesla prezanton versionin e përditësuar të robotit humanoid, Optimus Gen 2

Roboti i Tesla-s, tani gjithashtu mund të ecë 30 për qind më shpejt se sa versioni paraprak.

Përveç këtyre përmirësimeve të dukshme, Optimus Gen 2 gjithashtu përmban duar krejt të reja. Një nga pjesët më të vështira për ta bërë një robot të dobishëm humanoid janë duart.

Duart duhet të jenë mjaftueshëm të forta për të mbajtur pesha të konsiderueshme, por edhe precize për të trajtuar objekte delikate. /Telegrafi/