LAJMI I FUNDIT:

Robotët do të vijnë te veturat elektrike dhe do t’i mbushë me rrymë

Robotët do të vijnë te veturat elektrike dhe do t’i mbushë me rrymë

Me rritjen e numrit të automjeteve elektrike në rrugë, rritet edhe nevoja për vende parkimi me mbushës në dispozicion.

Në vend që të krijojnë më shumë hapësirë për automjetet elektrike, operatorët e garazheve të parkimit së shpejti mund të përdorin robotët mbushës elektrik Autev, të cilët vijnë vetë në makinat e parkuara.


Autev është në thelb një bateri e madhe mbi rrota që lëviz në mënyrë autonome dhe drejtohet drejt veturës elektrike të përdoruesit (ose llojit tjetër të automjetit elektrik) kur ai person e thërret atë nëpërmjet një aplikacioni.

Kur roboti arrin, përdoruesi thjesht fut kabllon e mbushjes në prizën e automjetit të tyre. Kur kthehet, ai fiket robotin, duke e lejuar atë të kthehet në stacionin e vet të mbushjes në garazh.

Nëse përdoruesi kthehet herët dhe dëshiron të largohet përpara se të përfundojë mbushja, ai mund të zvogëlojë kapacitetin e dëshiruar të mbushjes nëpërmjet aplikacionit ose të shkëpusë manualisht kabllon e robotit.

CEO dhe bashkëthemeluesi i Autev, Osama Al Saloum thotë se roboti mbështet teknologjinë e mbushjes të shpejtë DCFC dhe mund të mbush deri në gjashtë automjete përpara se të duhet të rimbushet vetë.

Flotat e robotëve duhet të jenë në dispozicion komercialisht për operatorët e garazheve që nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/