LAJMI I FUNDIT:

Robotët mund të zënë mbi 20 milionë vende pune brenda dekadës së ardhshme

Robotët mund të zënë mbi 20 milionë vende pune brenda dekadës së ardhshme

Robotët mund të marrin rreth 20 milionë vende pune në mbarë botën deri në vitin 2030.

Sipas një studimi të ri nga Oxford Economics, brenda 11 viteve të ardhshme mund të ketë 14 milionë robotë në Kinë.

Ekonomistët analizuan trendet afatgjata rreth automatizimit të vendit të punës, duke vënë në dukje se numri i robotëve në përdorim në mbarë botën, u rrit tre herë gjatë dy dekadave të fundit në 2.25 milionë. Ndërsa studiuesit parashikuan se rritja e numrit të robotëve do të sjellë përfitime në produktivitet dhe rritjen ekonomike. Ata gjithashtu pranuan të metat që pritet të lindin njëkohësisht. “Si rezultat i robotizimit, dhjetëra miliona vende pune do të humbasin, veçanërisht në ekonomitë lokale më të varfëra, që mbështeten tek punëtorët me kualifikime më të ulëta.

“Kjo do të përkthehet në rritje të pabarazisë në të ardhurat. Kjo barazohet me shtimin ekstra 4 trilionë dollarë në vit për ekonominë globale, deri në vitin 2030, ekuivalente me një ekonomi më të madhe se ajo e Gjermanisë”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, nëse instalimet e robotëve do të rriten në 30 për qind më shumë se parashikimi bazë deri në vitin 2030, hulumtuesit vlerësuan se kjo do të çonte në një rritje prej 5.3 për qind në ekonominë botërore atë vit.

Sipas raportit, numri i robotëve të instaluar në vendet e punës në katër vitet e fundit është i njëjtë me numrin e vënë në punë gjatë tetë viteve të mëparshme. Është parashikuar që deri në vitin 2030, më shumë se 1.5 milionë vende pune do të humbasin nga robotët në Shtetet e Bashkuara. Në Kinë, ky numër pritet të kalojë 11 milionë. Në të gjithë vendet anëtare të BE, pothuajse dy milionë njerëz do të humbasin vendet e punës për shkak të automatizimit, sipas raportit.

Përkundër kërcënimit të humbjeve të vendeve të punës, raporti u bëri thirrje ligjvënësve të mos ndalojnë automatizimin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori