Prodhuesi i videolojërave Roblox ishte jashtë funksionit për dhjetëra mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara të martën, sipas faqes së internetit të ndjekjes së ndërprerjeve Downdetector.com.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pati 3,737 “incidente” të raportuara që nga ora 7:56 pasdite ET, tregoi Downdetector.


Raportet e përdoruesve që tregonin probleme në Roblox arritën kulmin në mbi 107,000, sipas Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet duke mbledhur raportet e statusit nga burime të ndryshme.

Numri aktual i përdoruesve të prekur mund të ndryshojë.

Roblox është një nga faqet më të njohura të lojërave online në botë.

Platforma e tij u lejon përdoruesve të ndërtojnë "përvoja" të tilla si lojëra, ngjarje dhe botë virtuale që vizitojnë me avatarë personazhesh. /Telegrafi/