LAJMI I FUNDIT:

“Robinson Kruzoja” i Mesdheut do të dëbohet nga ishulli

“Robinson Kruzoja” i Mesdheut do të dëbohet nga ishulli

Që prej më shumë se tri dekadash ai e shijon parajsën e tij i vetëm: ishullin Budelli. Por tani Mauro Morandit i duhet të largohet nga ishulli idilik i Mesdheut, sepse autoriteti i parkut kombëtar ka plane për zhvillimin e turizmit.

Morandi ka qenë banori i vetëm i ishullit prej 31 vitesh.

Ai është munduar ta ruaj plazhin që ka rerën unike.


“Unë duhet të jem këtu. Ky është misioni im. Shpresoj se autoritetet do ta kuptojnë këtë gjë”, shprehet Morandi për Deutsche Wellen.

Autoritetet e parkut duan që deri në fund të vitit Morandi të largohet nga parku për shkak të planeve për zhvillim, por 81 vjeçari nuk do të dorëzohet lehtë.

Morandi thotë se nëse largohet nga plazhi, vendi nuk do të jetë më i njëjtë./Deutsche Welle/