LAJMI I FUNDIT:

Robert Menendez akuzohet për ryshfet – senatori amerikan pritet të jap dorëheqje nga Kongresi amerikan

Robert Menendez akuzohet për ryshfet – senatori amerikan pritet të jap dorëheqje nga Kongresi amerikan

Senatori amerikan demokrat i New Jersey, Robert Menendez dhe gruaja e tij janë paditur për marrje ryshfeti – para, shufra ari dhe vetura luksoze – në një sërë praktikash korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, të cilin ai e drejton, në dobi të qeverisë autoritare të Egjiptit.

Pas një kontrolli në shtëpinë e çiftit të akuzuar janë gjetur 100 mijë dollarë në shufra ari dhe 480 mijë dollarë para të gatshme, thanë prokurorët.


Kongresi amerikan tha se Menendez është senatori i parë në historinë e SHBA që akuzohet për dy krime që nuk kanë lidhje.

Aktakuza pretendon se senatori i dha informacione të ndjeshme qeverisë së SHBA-së dhe ndërmori hapa të tjerë për të ndihmuar fshehurazi Egjiptin, duke përfshirë shkrimin e një letre në emër të Egjiptit, ku kërkohej prej senatorëve të heqin embargon për 300 milionë dollarë ndihmë për vendin, raporton nypost.

Prokurorët pretendojnë se Menendez dhe gruaja e tij morën qindra mijëra dollarë ryshfet nga tre bashkëpunëtorë të biznesit, Wael Hanna, Jose Uribe dhe Fred Daibes. Ai përdori gjithashtu ndikimin e tij për t’i bërë presion presidentit për të caktuar një avokat amerikan për New Jerseyn për të mbrojtur Dabes, një mik i vjetër nga New Jersey, i cili u përball me ndjekje penale të mundshme.

Djali i emigrantëve kubanë, Menendez ka mbajtur poste publike që nga viti 1986, kur u zgjodh kryebashkiak i Union City, New Jersey. Ai ishte anëtar i parlamentit të shtetit dhe kaloi 14 vjet në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. Në vitin 2006, guvernatori John Corzine emëroi Menendez në vendin e Senatit që ai e liroi kur u bë guvernator.

Menendez së pari zbuloi publikisht se ishte subjekt i një hetimi të ri federal tetorin e kaluar. Prokurorët nuk pranuan të komentojnë në atë kohë, por disa detaje të hetimit të tyre janë shfaqur në raportet e lajmeve dhe dosjet gjyqësore.

Tani që ai është paditur, Menendez do të duhet të japë dorëheqje si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Rregullat e grupit demokrat të Senatit thonë se çdo anëtar i akuzuar për një krim duhet të largohet nga një pozicion drejtues. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori