LAJMI I FUNDIT:

Robert F. Kennedy Jr zyrtarizon kandidaturën e tij për president të SHBA-së

Robert F. Kennedy Jr zyrtarizon kandidaturën e tij për president të SHBA-së

Robert F. Kennedy Jr edhe zyrtarisht ka njoftuar sot se do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara si kandidat i pavarur.

“Jam këtu që të shpallem si kandidat i pavarur për president të SHBA-ve”, tha  Kennedy nën duartrokitje dhe brohorima në tubim në Philadelphia, transmeton Telegrafi.

Duke folur për sistemin dy-partiakë, Kennedy “goditi” Bidenin dhe Trumpin, për të cilët parasheh se do të nominohen nga partitë e tyre.


Kennedy ka vërejtur se shumica e amerikanëve besojnë që BNiden është “shumë i moshuar” për të kandiduar. Madje shtoi se Trump po ballafaqohet me disa shkelje ligjore.

Para se ta bënte publike kandidaturën e tij, Kennedy falënderoi gruan dhe fëmijët, shtabin e tij zgjedhor dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Ky 69-vjeçar i cili më parë kishte kandiduar për nominim nga demokratët për garën presidenciale është personi i vetëm që kishte sfiduar Joe Bidenin në nominim.

Kennedy nuk është kandidati  i vetëm që në zgjedhjet presidenciale në SHBA po lufton si kandidat i pavarur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Kalo në kategori