LAJMI I FUNDIT:

Robert De Niro lëndon këmbën, por jo gjatë xhirimeve të filmit “Killers of the Flower Moon”

Robert De Niro lëndon këmbën, por jo gjatë xhirimeve të filmit “Killers of the Flower Moon”
Robert De Niro (Foto: Getty Images)

Aktori dhe regjisori amerikan, Robert De Niro, ka pësuar një lëndim.

Ylli 77-vjeçar lëndoi këmbën ditën e djeshme (e enjte) në Okla.

Detajet e sakta janë të paqarta, por një përfaqësues i aktorit konfirmoi lëndimin e tij për Fox News.


Robert De Niro (Foto: Getty Images)

Burimet i thanë Fox News se fituesi i ‘Oscar’ nuk ishte në xhirimet e filmit të tij të ardhshëm “Killers of the Flower Moon”siç është raportuar.

Ai u largua nga Okla dhe udhëtoi për në shtëpi për në New York, ku do të vizitojë një mjek të ditën e sotme.

Tani është e paqartë nëse lëndimi i tij mund të vonojë në realizimin e filmit të shumëpritur, pasi shkalla e lëndimit është akoma e panjohur..

“Killers of the Flower Moon” bazohet në një libër me të njëjtin emër, i cili heton vrasjet e njerëzve vendas në Okla.

Robert De Niro, Martin Scorsese dhe Leonardo (Foto: Getty Images)

Regjisori i njohur Martin Scorsese, Leonardo DiCaprio dhe Jesse Plemmons po ashtu luajnë me De Niron.

Ky i fundit luan rolin e William Hale, një manjat i bagëtive që urdhëroi vrasjet e disa anëtarëve të familjes.

Filmi do të debutojë në Apple TV +, megjithëse nuk është dhënë data e shfaqjes.

Një përfaqësues i Apple konfirmoi për IndieWire se xhirimet filluan më 19 prill dhe se ato do të zgjasin afërsisht shtatë muaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Kalo në kategori