Roberson rreth tri javë më parë i është bashkuar në stërvitje 21-shit, por nuk e ka zgjedhur problemin që kishte me ish-klubin e tij të mëhershëm, atë malazias Ibar.

Klubi nga Rozhaja ka vendosur të suspendojë Robersonin për mosrespektim të kontratës, ndërsa vetë basketbollisti thotë se kontratën të vlefshme deri në maj e ka shkëputur, pasi klubi nuk i është përmbajtur asaj.


Roberson javën e kaluar ka bërë kërkesë në Federatën e Malit të Zi që të shkëpusë kontratën me Ibarin, por nuk ka marrë përgjigje ende. Për këtë arsye ai të enjten i është drejtuar FIBA-s nga e cila ka kërkuar shkëputje të kontratës, me arsyetim se Ibari nuk i është përmbajtur kontratës së nënshkruar./Telegrafi/ 

telegrafi sport app