Robbie Williams ka thyer rekorde duke arritur në pozitën e parë në toplistën britanike me albumin e tij të 14-të solo “XXV”.

Këngëtari, 48 vjeç, arriti në krye të tabelës zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar të premten (15 shtator),duke mposhtur rekordin e mëparshëm të Elvis Presley si artisti solo me më shumë albume numër një në Mbretërinë e Bashkuar.


Vetëm “The Beatles” kanë arritur me më shumë albume në pozitë e parë me 15-të të tillë gjatë karrierës së tyre.

62487781 11220207 image a 14 1663345681936

Përfshirë punën e tij me “Take That”, Robbie tani ka gjithsej 19 albume në krye të listës. Vetëm Sir Paul McCartney i "The Beatles" ka më shumë - gjithsej 23 albume me "The Beatles", "Wings" dhe si artist solo.

“Faleminderit për të gjithë ata që e kanë mbështetur albumin, të gjithë ata që e kanë blerë, transmetuar, shkarkuar dhe rishikuar”, tha artisti pas lajmit.

62488521 11220207 Competition The singer stormed to the top of the UK s Official A a 1 1663348660128

“Jam shumë i kënaqur që ka shkuar në vendin e parë, dhe ndonëse është e çuditshme të marr një çmim gjatë këtyre kohërave të zymta, dua t'ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj dhe t'ia kushtoj këtë fansave, të cilët nuk i marr kurrë si të mirëqenë”, tha tutje ai.

Robbie publikoi “XXV” në Mbretërinë e Bashkuar më 9 shtator dhe albumi feston 25 vjetorin e yllit të popit si një artist solo.

Në të përfshihen këngët: Let Me Entertain You, Millennium, Bodies, Rock DJ, Angels dhe Kids të publikuara më parë me Kylie Minogue.

62488529 11220207 King of the charts Only The Beatles Sir Paul McCartney has more  a 2 1663348660130

Kjo vjen pasi Robbie ftoi publikisht Kylie Minogue të performonte duetin e tyre “Kids” të vitit 2000 me të në finalen e madhe të AFL.

Krijuesi i hiteve do të luajë shfaqjen e pjesës së parë të finales së madhe të ‘Toyota AFL 2022” të shtunën më 24 shtator në Melbourne Cricket Ground në vendlindjen e Kyliet në Australi.

Dhe ai la të kuptohej se ai dhe princesha 54-vjeçare e popit mund të ribashkohen për të performuar në ngjarjen sportive.

62488617 11220207 image m 21 1663346112079

Vitin e kaluar, Robbie ngacmoi një bashkëpunim të ri me krijuesin e hitit “I Should Be So Lucky”.

Ish-ylli i “Take That” zbuloi se ai dhe Kylie kanë 'plane të mëdha' për një vazhdimësi.

“Unë kam një këngë me Kylie Minogue, kam plane të mëdha për të nëse ajo është e gatshme për këtë”, ka deklaruar Williams. /Telegrafi/