LAJMI I FUNDIT:

RMV: Produktet e qumështit shiten me çmime të larta nëpër shitore, fermerët si formë revolte zgjedhin biznesin online

RMV: Produktet e qumështit shiten me çmime të larta nëpër shitore, fermerët si formë revolte zgjedhin biznesin online

Rritja e çmimit të qumështit dhe produkteve të qumështit në tregje bëri që qytetarët t’i drejtohen prodhuesve vendas.

Çmimet e djathit dhe gjizës shënuan rritje nga java e kaluar, kështu që njerëzit filluan të kërkonin një variant më të lirë.


Në ditët e sotme, është më e lehtë të promovohen produkte bujqësore bio në rrjetet sociale.

Njëri prej tyre është Ivica Açkoski, nga rajoni i Prilepit, i cili mban bagëti ndërsa qumështin dhe djathin ua shet njerëzve edhe privatisht.

Ai thotë se interesi për produktet e tij është rritur që kur postoi në grupin e mediave sociale.

“Njerëzit kërkojnë një opsion më të lirë dhe kërkesa është rritur. Kjo është e pritshme në kohë krize si kjo. Megjithatë, nuk kam bagëti të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e shumë qytetarëve. Shpesh herë nga Shkupi telefonojnë, por unë nuk mund t’u përgjigjem kërkesave të tyre. Mundësitë e mia janë të ofroj produktet për njerëzit e lagjes sime. Por, presim që edhe produktet tona të shtrenjtohen, kriza po na bën presion të gjithëve”, thotë Açkoski për “Focus”.

Përveç djathit, prodhuesit ofrojnë edhe qumësht, fruta dhe produkte të frutave me mundësi dërgimi në vendbanimin e kërkuesve.

Prodhuesit theksojnë se produktet e tyre nuk spërkaten me asnjë lëndë kimike dhe se ato përgatiten në mënyrë natyrale.

Çmimet ndryshojnë nga ofertuesi në ofertues.

Djathi i bërë në shtëpi ofrohet me çmim prej 300 deri në 400 denarë për kilogram, ndërsa nga ofertuesit thonë se çmimet janë reale, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për prodhime shtëpiake, pa asnjë përpunim.

Çmimi i qumështit të dhisë në këtë grup varion nga 70 denarë për litër, ndërsa hirra e dhisë është më e lirë, mund të blihet për 50 denarë për litër.

Çmimi i një kilogrami arra është 150 denarë, kilogrami i patates 35 denarë, ndërsa domatet nga rajoni i Shkupit shiten për 50 denarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori