LAJMI I FUNDIT:

RMV, mbi 420 mijë persona vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, nuk kanë as terapi të nevojshme

RMV, mbi 420 mijë persona vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, nuk kanë as terapi të nevojshme
(Foto: Healthline)

Në evidencën e shërbimeve të mjekëve amë në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 428.759 raste të hipertensionit esencial (primar). Nga këto raste 255.658 janë gra, ndërsa 173.101 janë burra, tregon analiza e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bankës Botërore, shkruan Meta.

Stili i keq i jetesës, gjegjësisht obeziteti, pasiviteti dhe ajri i ndotur, janë vetëm disa nga faktorët e rrezikut që kontribuojnë në shfaqjen e hipertensionit (tensionit të lartë të gjakut). Në vendin tonë nuk ka statistika zyrtare për numrin e saktë të personave me këtë diagnozë, por mjekët internistë dhe kardiologë thonë se numri është në rritje, ndërkohë që vihet re edhe një rënie e kufirit të moshës.


Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e Bankës Botërore përgatiti dhe publikoi rezultate të analizës për hipertensionin në vendin tonë. Sipas kësaj analize, në evidencën e shërbimeve të mjekëve amë në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 428.759 raste të hipertensionit esencial (primar). Nga këto raste 255.658 janë gra, ndërsa 173.101 janë burra. Numri më i madh bën pjesë në grupmoshën nga 65-74 vjeç.

“524.000 persona të rritur janë në rrezik nga hipertensioni. Popullata e cila konsiderohet si në rrezik në të shumtën e rasteve bën pjesë në grupmoshën nga 18 deri më 54 vjet, e sidomos në mesin e meshkujve me gjithsej 173.000 diagnoza të raportuara të hipertensionit. Edhe pse vlerësimet për popullatën e rrezikuar janë të pa sigurta, statistikat e mjekëve amë tregojnë se gratë janë më të përfshira në kujdes se sa burrat në rrezik“, thuhet në analizë.

Probleme shkakton stresi psikik, zhurma dhe ndotja e ajrit

Vlerat e rekomanduara të tensionit normal të gjakut janë nga 120 deri në 130 për atë sistolik dhe nga 70 deri në 80 për atë diastolik. Çdo gjë që është 140/90 mm e më lartë konsiderohet si tension i lartë i gjakut. Sipas rekomandimeve të reja për diagnostikim, përveç shkaktarëve standard (ushqimi i kripur, obeziteti, konsumimi i alkoolit, pasiviteti), si shkaktarë sot njihen edhe ndotja e ajrit, zhurma, stresi dhe Covid-i i zgjatur.

Doktoresha Nella Kostova nga Klinika e Kardiologjisë për Meta.mk thotë se duhet t’i kushtohet vëmendje mënyrës së jetesës, dhe kjo vlen veçanërisht për të rinjtë.

“Dieta mesdhetare, pra konsumimi i perimeve, peshkut, vajit të ullirit, konsumimi më i ulët i kripës. Duhet të konsumohen edhe hudhra dhe majdanozi. Për suplementet nuk është vërtetuar se e ulin tensionin e gjakut, por një dietë e shëndetshme, po. Nëse zbatohet kjo, vlerat do të ulen për 5 mm”, thotë D-r. Kostova.

Një numër i madh nuk e marrin terapinë

Trajtimi i hipertensionit me barna nuk do të thotë ulje e vlerave të tensionit të gjakut, por zgjedhje të barnave që ulin rrezikun e përgjithshëm kardiovaskular, paralajmëron Kostova.

“Tek ne janë në dispozicion të gjitha gjeneratat e barnave, por për fat të keq terapia e kombinuar (më shumë barna në një pilulë), e cila është më efikase, nuk është në listën pozitive, por shpresojmë se do të jetë sepse po bëhen ndryshime në listën pozitive. Megjithatë, ka pacientë që nuk e marrin terapinë, ndaj është i nevojshëm edukimi për përfitimet nga terapia. Terapia merret për ta parandaluar shkatërrimin e organeve të cilin e shkakton hipertensioni i patrajtuar. Kjo mund të ketë si rezultat sulmin në zemër, goditjen në tru, sëmundje të veshkave”, paralajmëron mjekja.

Mjekja sqaron se nëse pacienti ka hipertension të lehtë, pra deri në 150/90 dhe ka rrezik të ulët (pra nuk ka sëmundje të tjera), atëherë fillon me dietë. Nëse kjo nuk ka efekt pas tre muajsh, atëherë përdoret terapia me barna.

Nuk kemi ambient të mirë për aktivitet fizik

Maja Shushlevska, specialiste interniste dhe kardiologe thotë se të gjitha sëmundjet degjenerative janë në rritje.

“Këtu kemi një ambient të mirë për aktivitet fizik të moderuar, nuk kemi trafik që ofron kushte për përdorimin e biçikletës, luan rol edhe ushqimi, pastaj edhe momenti ekonomik që na dikton sa shëndetshëm do të ushqehemi. Hipertensioni është pasojë e faktorëve gjenetikë, plakjes dhe mjedisit jetësor. E gjithë kjo ndikon që të shfaqet shumë më herët, sidomos për shkak të stilit të jetesës, kemi pak momente psikosociale, më pak shoqërim. Në dimër ajri është i ndotur, mbyllemi në shtëpi. Unë u them pacientëve të mi që të mos dalin jashtë, të mos ngasin biçikletë në dimër kur ajri është jashtëzakonisht i ndotur”, thotë Dr. Shushlevska.

Ajo shton se sa i përket trajtimit, fillimisht shkon me një qasje konservative, pra ndryshimin e dietës, rregullimin e gjumit, lënien e duhanit dhe konsumimit të alkoolit. Dhe nëse kjo nuk ndihmon, atëherë jepet terapia.

Simptomat – dhimbje të kokës, nauze, shikim i turbullt

Shumë njerëz as që e dinë se kanë hipertension, sepse shumë shpesh ai mund të mos japë simptoma. Por njerëzit që kanë tension të lartë të gjakut të ngritur ndjeshëm mund të kenë simptoma si dhimbje koke, dhimbje gjoksi, marramendje, vështirësi në frymëmarrje, nauze, të vjella, shikim të turbullt ose ndryshime të tjera të shikimit dhe ankth.

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në mbarë botën rreth 1,28 miliardë persona të rritur në moshë nga 30 deri në 79 vjet kanë hipertension, dy të tretat e të cilëve jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

Vlerësohet se 46% e të rriturve me hipertension nuk janë të vetëdijshëm se e kanë këtë gjendje. Pak më pak se gjysma e të rriturve (42%) janë të diagnostikuar dhe trajtuar për hipertension. Pothuajse 1 në 5 të rritur (21%) me hipertension e kanë sëmundjen nën kontroll. Hipertensioni është shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në mbarë botën. Një nga qëllimet globale për sëmundjet joinfektive është ulja e prevalencës së hipertensionit me 33 përqind në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2030.

Nga ana tjetër, në vitin 2018 është dokumentuar se presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kurse duket se gratë që kanë një përfundim të pafavorshëm shtatzënie, të tilla si hipertensioni gestacional, preklampsia ose lindja e parakohshme, kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar një goditje në tru gjatë jetës së tyre edhe atë në një moshë të re.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori